Deri tani 200 persona janë konfirmuar të vdekur, në këtë vend të Afrikës së Jugut, por pritet që numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë.
Ata që mbijetuan nga fatkeqësia, kanë mbajtur zi për humbjen e të afërmve të tyre dhe kanë ndihmuar të shpëtojnë ata që ishin në rrezik.
Ata tashmë janë të dëshpëruar, për ushqim, strehim dhe veshje, raporton BBC.
Brenda një qendre përgjigjeje të improvizuar, në aeroportin e Beiras, agjencitë e ndihmave po përpiqen të arrijnë tek ata që janë ende të bllokuar si pasojë e përmbytjeve.
Populli i Beiras është në ankth, ndihmat po vijnë, por shumë ngadalë dhe nuk janë të mjaftueshme.
“Unë nuk kam asgjë. Kam humbur gjithçka. Nuk kemi ushqim, batanije. Ne kemi nevojë për ndihmë”, tha një grua e mbijetuar nga cikloni.
Pozicioni gjeografi i Beiras, me pjesët e saj të shtrira nën nivelin e detit, ka bërë gjithmonë që të preket ndaj kushteve ekstreme të motit.
Qyteti mbajti barrën e rëndë të një stuhie shkatërruese, e cila shkaktoi përmbytje në të gjithë qytetin, rrëzoi ndërtesa e shkatërroi rrugë. Banorët e këtij qyteti janë të dëshpëruar, për mos sigurimin e nevojave bazë të jetesës./E.B-dritare.net