Tregimi i një nëne: Si më vdiq vajza nga kanceri i lëkurës, prej rrezeve të diellit
Dritare.net
Jennifer Nicholson, 50 vjeçe, i ka bërë thirrje prindërve që t’i mbajnë në hije ku ka mot të nxehtë pasi vajza e saj adoleshente, Freja, vdiq nga kanceri në lëkurë nëntorin e kaluar.
Mamaja nuk rresht së fajësuari veten që nuk e kishte lyer lëkurën delikate të vajzës së saj të vogël me krem mbrojtës gjatë pushimeve të nxehta britanike në fëmijërinë e saj.
Doktorët thanë se në rast se do të ishte kujdesur, Freja mund të ishte ende gjallë.
Znj. Nicholson, nga Leeds në Angli, iu është lutur në mënyrë të dëshpëruar prindërve që t’i mbrojnë vogëlushët e tyre.
‘Nuk ka ditë që nuk mendoj se mund të kisha shpenzuar vetëm pesë minuta për të vendosur krem në lëkurën delikate të saj, ndërkohë që gabimisht mendoja se nuk kishte asnjë rrezik”, tha ajo.