SHBA/ Sulm me armë në Maryland, tre të vdekur dhe disa të plagosur
E Enjte 20 Shtator 2018, 19:07
Dritare.net
Zyra e Sherif të Qarkut Harford konfirmoi të shtënat pranë rrugëve Spesutia dhe Perryman në Aberdeen.
Guvernatori i Maryland Larry Hogan e përshkroi skenën si “të tmerrshme”.
“Ne jemi duke ndjekur nga afër ngjarjen e tmerrshme në Aberdeen. Shteti është gati të ofrojë mbështetje,” tha Hogan.
Ndërkohë policia ka ngritur postblloqe për të ndaluar autorin e ngjarjes. V.D/Dritare.net/