Tre hotele unikë, të ndërtuar në mes të natyrës
Dritare.net
Mund t’ju duket e pamundur, por në planetin Tokë ka disa mjedise të jashtëzakonshme si shkretëtirat, tundrat, dhe pyje.
Nëse jeni kurioz, dhe doni të kaloni pak kohë në këto vende unike, janë disa hotele që ofrojnë mundësinë e qëndrimit aty.
Shikoni më poshtë!
Resorti në shkretëtirë Qasr Al Sarab
Ky resort është i vendosur në Rub’Al Khali, shkretëtirën më të madhe të botës. Bukuria e saj duket si një mirazh mes dunave, por është vërtet një pronë luksoze që ofron dhe ujë, dhe madje pishinë. Udhëtimi këtu do ishte një ëndërr e të gjithëve.
Shtëpiza Mashpi
Kjo shtëpizë luksoze ndodhet në pyjet e Ekuadorit, aty ku jetojnë 500 raca zogjsh dhe kafshësh. Zona është kryesisht e paprekur, dhe shpeshherë ka çuar në zbulime të kafshëve. Mos mendoni se do jeni në mesin e askundit, sepse shtëpiza Mashpi është magjia që ju keni nevojë të përjetoni.
Gjithçka ekologjike, zgjimi mes pyjeve, ecja, ushqimi, ujëvarat dhe gjithçka tjetër e bëjnë këtë shtëpizë kaq të veçantë.
Treehotel (Hoteli në pemë)
Rrethi Arktik është interesant pa marrë parasysh se çfarë sezoni e vizitoni, në dimër ka bora të bollshme dhe në verë ka gjelbërim. Ky hotel ka një dizajn unik, dhe duket sikur po qëndron në një fole zogu. Është kubike dhe miqësore me mjedisin. Rajoni ku ndodhet hoteli është i bollshëm për eksplorim. Mos mendoni se rrethi Arktik është i shkretë, por mendoni të kundërtën. Është vend i mrekullueshëm nëse doni të kënaqni shqisat tuaja./E.B-dritare.net