“Cristiano Ronaldo do të jetë lojtari i Juventusit. Real Madrid dhe Juventus të mbledhur pranë vendit ku lojtari po kalon pushimet kanë arritur marrëveshjen tanimë” shkruan corrieredellosport, referuar mediave spanjolle, transmeton dritare.net.
Janë vetëm disa orë, kur marrëveshja do të bëhet publike, dhe Reali tanimë ka pranuar ofertën 100 milionëshe të klubit italian për yllin madrilen.
Historia e portugezit në Real ka përfunduar pas 9 vitesh, ku ai shënoi plotë 450 gola në 438 ndeshje. Ronaldo do të fitojë 3 milionë euro për sezon.
Mediat në Itali dhe Spanjë e kanë quajtur këtë “transferimi i shekullit”./ I.M-Dritare.net