Trajneri i Francës sulmon ekipin Shqiptar dhe Rumun
E Diel 19 Qershor 2016, 18:06
Dritare.net
Para ndeshjeve të fundit në Grupin A, trajneri i Francës Didier Dechamps ka sulmuar në mënyrë indirekte Shqipërinë dhe Rumaninë.
Edhe pse arriti dy fitore me fat dhe pa treguar asnjë stof skuadre të madhe në këtë europian, trajneri “gjelave” gjeti këto fjalë për të thumbuar kundërshtarët:
“Filozofia e Zvicrës është të luajë futboll. Kështu bëhemi dy skuadra në këtë grup që duan këtë gjë.”
Franca dhe Zvicra do caktojnë fituesen e grupit sot në orën 21:00, në të njëjtën orë që Rumania dhe Shqipëria do luftojnë për vendin e tretë