Trajneri i Brazilit: Ishte ndeshje e mrekullueshme, por Belgjika ka lojtarë cilësorë

Trajneri i Brazilit, Tite, pas përfundimit të ndeshjes ku Brazili humbi me Belgjikën ka deklaruar se ishte një ndeshje e mrekullueshme se skuadra e tij kishte pasur shumë mundësi, por sipas tij Belgjika ka lojtar shumë të mirë.

“Belgjika ishte më efektive në konvertimin e mundësive të tyre. Ata kanë lojtarë cilësorë dhe i përfunduan mirë ato raste. Courtois gjithashtu bëri diferencën në këtë ndeshje Ishte një lojë shumë mbresëlënëse mes dy ekipeve me cilësi fantastike. Nëse jeni neutral mund të rrini duarkryq dhe të thoni: “Çfarë ndeshje”. Kushdo që e vlerëson futbollin mund ta shoh se ishte një lojë e bukur” –ka thënë ai. V.D/Dritare.net/

LEXO DHE :  Gjen unazën e humbur në plazh, avokati ka një mesazh për të zotin

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.