Tragjike/ Mbytet kameramani i News 24, kishte pasion zhytjen

Kameramani i cili ka punuar në disa televizione, ka humbur jetën pasi është mbytur në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Aliut”. Sipas të dhënave të policisë, i riu i mbytur është Armando Hallvaxhiu  dhe merrej me zhytje.

34 vjeçari ka punuar prej shumë vitesh në televizion si kameraman në “In Tv”, “Agon Channel” dhe aktualisht punonte në televizionin informatin “News 24”.

LEXO DHE :  10 Gjërat që i ndalohen Meghanit, tani që u bë Dukeshë!

Sipas policisë, nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e mbytjes së 34-vjeçarit, ndërsa trupi është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. V.D/dritare.net/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*