Tragjedia në Genova/ Fond special për familjarët e viktimave dhe rindërtimin e urës

Pas tragjedisë së rëndë në Itali, ku humbën jetën 43 persona, si pasojë e shembjes së urës, Morandi në Xhenova, kompania e mirëmbajtës së rrugëve,  Autostrade per Italia”, përcakton një fond special për familjarët e viktimave.

Ndërkohë ditën e sotme është zhvilluar edhe ceremonia mortore për 43 të vdekurit e konfirmuar nga rrëzimi i urës. Dita e sotme është shpallur ditë zie në të gjithë Italinë. Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe krerët e shtetit, presidenti Mattarella dhe kryeministri Giuseppe Conte. Të dy mbajtën një fjalim dhe u shprehën ngushëllimet e tyre familjarëve të viktimave.

Pasditen e sotme, administratori i kompanisë “Autostrade per Italia”, Giovanni Castellucci. ka njoftuar vendosjen e një fondi për familjarët e viktimave. Sipas tij, bëhet fjalë për një shifër që shkon deri në 500 milionë euro, e cila do të përdorët për familjarët e viktimave, për rindërtimin e urës dhe për të ndihmuar familjarët e asaj lagjeje që të zhvendosën që aty.

LEXO DHE :  Foto/ Si të arredoni një ballkon të gjatë dhe të ngushtë

 

 “Nga e hëna do të jetë në dispozicion një shumë prej rreth 500 milionë eurosh dhe plani ynë është që të rindërtojmë brenda 8 muajsh mbikalimin, këtë herë me këmbë të forta çeliku. një pjesë e fondit do të shkojë për familjarët e viktimave, ndërsa janë parashikuar edhe dëmshpërblime për banorët që kanë shtëpitë poshtë urës dhe do të duhet të zhvendosen tashmë.”, -tha Giovanni Castellucci./K.C/Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.