Tragjedia/ Braktisi banesën pas tërmetit në 2009-n, humb të bijën në tërmetin 6.2 ballë
Dritare.net
Një histori dramatike ka përndjekur një të ri, i cili humbi të bijën në tërmetin 6.2 ballë që goditi pas mesnatës Italinë qendrore. M. T. braktisi jetesën në Abruzzo, rajonin e Aquila-s, pas tërmetit të 2009-s që shkaktoi mbi 300 viktima, për tu vendosur në Arquata del Tronto.
Por duket se kësaj radhe, goditja do të ishte edhe më e madhe. Tërmeti pas mesnate i mori vajzën e vogël vetëm 18 muajsh, e cila ishte duke fjetur në krevatin e saj. Prindërit e saj të plagosur i janë nënshtruar testeve mjekësore. Nëna e foshnjës ndodhet në spitalin rajonal të Ancona-s ndërsa babai është duke u mjekuar në spitalin Mazzoni, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mediat italiane shkruajnë se bilanci i viktimave vijon të thellohet. Deri tani, numërohen 73 viktima. /Blitz.al/