Trafikon 40 vepra arti nga Greqia në Shqipëri, në kërkim Lluka Binjaku
Dritare.net
korçar i cili është shpallur në kërkim. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë, Lluka Binjaku me banim në fshatin Ravonik, akuzohet se në periudha të ndryshme nga trafikuar objektet nga shteti grek për në vendin tonë përmes pikës kufitare të pashoqëruara me dokument deklarues.
Ndërkohë, po hetohet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e veprave të artit dhe të kulturës, siç mund të jenë punonjës të kufirit.
Lluka Binjaku akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje, pasi në banesë ju gjetën armë të
ftohta.
Objektet e sekuestruara në banesën e Binjakut
13 ikona kishtare.
3 panaorama.
1 tabaka material me ngjyrë si ajo e argjendit.
1 pasqyrë, ku pjesa e pasme është material metalik, me ngjyrë si ajo e argjendit.
5 pjata të lugëta, material metalik me ngjyre si ajo e argjendit dhe ajo e bakrit.
3 disqe, material metalik dhe prej druri.
2 vepra, punime druri.
1 medalion metalik, me ngjyrë si ajo e bronxit.