Trafikanti shqiptar në RAI denoncon policinë shqiptare. Ja si i përgjigjet Tahiri!

Në reportazhin e realizuar nga RAI trafikanti shqiptar i shpjegon gazetarit italian që 1 rrënjë bimë kanabisi në Shqipëri kushton 100 euro. Por 60 i merr ai dhe 40 policia.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur reportazhit të realizuar nga RAI në Krujë, i cili bëri shumë zhurmë këto ditë në Shqipëri dhe Itali.

Saimir Tahiri i pyetur nga Sokol Balla në Top Channel tha:

“E tha dhe gazetari italian që ishte në një parcelë të shkatërruar nga policia. Unë nuk e kam fsheur që ka një problem. Në këtë rast edhe gazetari u bë dëshmitar i një parcele të shkatërruar nga policia. Nëse fillojmë këtë luftë politike nuk mbarojmë kurrë. Në Foxhia u zbulua parcela e dytë në Europë më e madhe pas Lazaratit me 180 mijë bimë. Askush nuk akuzon atje se kjo është një Kolumbi e dytë apo se është inkriminuar policia”.

LEXO DHE :  Po ju çfarë hunde keni? Ja ç’thotë për personalitetin tuaj!

Përsa i përket deklaratës së personit të intervistuar se policia merr 40% të parave të çdo bime narkotike, ministri tha se nuk ka dijeni nëse kanë filluar hetime.

“A ka raste policësh të lidhur me narkotrafikun? Absolutisht që ka. Ka hetime për këtë çështje. Rasti i RAI-t është i përfshirë. Nuk kam dijeni nëse po e heton SHKB. SHKB dhe prokuroria janë të përfshirë në hetime. Janë mbi 10 policë të arrestuar”,- tha Tahiri.

“Ajo që kam quajtur front i të keqes hedh baltë mbi ata që nuk kanë kontroll”,- tha Taniri mbi akuzat që i bëhen./dritare.net

1 Comment

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.