Tradita e veçantë shqiptare: Parada e cjapit më të bukur të Kurveleshit

Shqipëria fatmirësisht ka natyrë shumë të bukur, e cila të lejon si në pak vende, të shijosh malin e detin në të njëjtën kohë.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për traditat e me një traditë tepër të veçantë na njeh Auron Tare. Bëhet fjalë për paradën e cjapit më të bukur të krahinës së Kurveleshit.

Është një parakalim që bëhet çdo vit, për të treguar se cili nga banorët e zonës e ka kafshën më të bukur, me brirë më të mëdha, mjekër e në gjendje fizike tërheqëse.

Duket disi e çuditshme, por është argëtuese dhe shlodhëse.

LEXO DHE :  SHBA masa të rrepta, bllokon asetet ruse

 

“Cjapi më i bukur i krahinës së Kurveleshit. Një përpjekje për të ruajtur dhe promovuar traditat baritore të kësaj krahine në një festë shumë të veçantë. Ruajta e kultit të Panit mbrojtësit të barinjve dhe tufave të bagëtive tashmë do të kthehet në një festë të përvitshme për këtë krahinë, duke promovuar turizmin kulturor. Shumë shpejt Nivica dhe Kravina e Kurveleshit do të kthehet në një atraksion turistik me vlera të mëdha për banorët, por edhe për Jugun e Shqipërisë”-shkruan Tare./d.m-dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.