Tortë me limon

Torta me limon është një ëmbëlsirë ku dy peta të thjeshta sfoliate, bashkohen me një krem të butë pastiçerie në mes. Kjo tortë ka një shije të veçantë falë edhe kombinimit me farat e pishës. Nëse preferoni, mund ta pasuroni mbushjen e saj me shumë çokollatë fondente!

Përbërësit për tortën janë:

[row][third_paragraph]

Për brumin:

500 g miell të tipit 00

250 g gjalpë të butë

3 vezë të mesme

200g sheqer kokërr

2 lugë çaji maja për ëmbëlsirë

[/third_paragraph][third_paragraph]

Për kremin e pastiçerisë:

1/2 litër qumësht të freskët me yndyrë

150g sheqer kokërr

50 g niseshte misri

3 vezë të mesme

1/2 limon [/third_paragraph][third_paragraph]

Për dekorim:

3 lugë fara pishe

Sheqer pluhur [/third_paragraph][/row]

Përgatitja:

Rrihni vezët me sheqerin në një tigan të thellë, shtoni niseshtenë e misrit të situr. Lëreni pak dhe shtojini qumështin dhe gjysmën e limonit pasi i keni hequr tulin. Vendoseni tiganin në zjarr jo shumë të fortë, duke e përzier vazhdimisht derisa kremi të bëhet i njëtrajtshëm. Lëreni të ftohet, duke e përzier herë pas here.

LEXO DHE :  Unaza e Re/ Banorët djegin goma, bllokojnë rrugën

torte 1

Përgatiteni brumin sfoliate duke përzier miellin me vezët, sheqerin, majanë dhe gjalpin e butë në copa të vogla. Punojeni shpejt brumin derisa të keni një brumë të lëmuar dhe homogjen. Lëreni brumin të vijë për 30 minuta. Hapeni brumin në dy peta të barabarta, rreth gjysmë centimetra të trasha.

torte 2

Shtrojeni petën e parë në një tepsi me diametër 22 cm dhe butësisht shpojeni sipërfaqen e petës me pirun. Hidhni sipër kremin e pastiçerisë që tashmë është e vakët. Nivelojeni mirë dhe hidhni sipër petën e dytë.

torte 3

Bashkojini konturet e petëve me majat e gishtave, hidhni sipër farat e pishës piqeni në furrën e ngrohur në 180 gradë, për rreth 40-45 minuta.

torte 4

Pasi të piqet, lëreni të ftohet dhe spërkateni me sheqer pluhur./dritare.net/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.