Tom Doshit dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në Amerikë
E Hënë 16 Prill 2018, 19:07
Dritare.net
Ky ndalim është bërë, si pasojë e përfshirjes në afera korruptive. Në bazë të ligjeve amerikane, kur sekretari i shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë.
Pas njoftimit të ditës së sotme nga sekretari i shtetit, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij, Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur. nuk lejohen të hyjnë në Amerikë./K.Ç/dritare.net