Shqipëria vazhdon të lëkundet nga tërmetet. Pas tërmetit të 4 korrikut, qindra lëkundje janë ndierë në të gjithë vendin. Lëkundja e fundit e tërmetit nuk ka qenë e fortë dhe nuk ka pasur të lënduar në njerëz, apo dëme materiale. Nga IGJEUM, mësohet se, një lëkundje e lehtë është ndierë mëngjesin e sotëm edhe në Mirditë, me magnitudë 2.5 ballë, 7 kilometër në verilindje të Klosit dhe me thellësi 2 km./K.C/dritare.net