Tiranë/ Plagoset me armë, 18-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet. Ngjarja është shënuar pak minuta më parë në zonën e Selitës. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital. Sipas policisë i plagosur ka mbetur 18-vjecari Mikel Shira.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, në zonën e Selitës. Shkak i plagosjes, dyshohet të jetë bërë një konflikt i castit mes të rinjve

LEXO DHE :  As negociata, as dialog/ Rama mesazh studentëve: Po bëheni si Luli

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.10.2018, rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit. Po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve./bw

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.