Tifozët në ethe për derbin Tirana-Partizani, futbollistët falen
E Premte 28 Shtator 2018, 15:03
Dritare.net
Siç raporton “Supersport”, nga vendgrumbullimet e Tiranës(në periferi të kryeqytetit) dhe Partizani(në Elbasan), ka ndodhur diçka e veçantë.
Pasi kanë konsumuar vaktin e drekës rreth orës 12, lojtarët afrikanë, por edhe disa shqiptarë që e praktikojnë besimin mysliman, i janë drejtuar xhamisë, për të kryer faljen e zakonshme rreth orës 13, në ditën e premte. Ndërkohë tifozët presin me ethe derbin. V.D/Dritare.net/