Ti je e martuar? Si ia bën vetë?

Pyetje Jonidës: Dua t’i bëj një natë surprizë burrit. Si mund t’ia zgjoj sërish dëshirën, kur edhe mua më ka humbur, por nuk dua të vazhdojë kështu kjo marrëdhënie? Jonida më ndihmo!

Përgjigjet Jonida: Dihet që puna, shtëpia, fëmijët të bëjnë shpesh që të lësh veten pasdore e ta shohësh krevatin si vendin e shenjtë për të çlodhur kockat dhe jo si një vend, ku pret të joshesh apo të joshësh. Fakti që shtrihesh me flokët topuz, rimelin që të ka rënë e përton ta heqësh Tshirt-in që bërë darkën e që ka marrë dhe era vaj, të çojnë të gjitha në një zbehje të dëshirës seksuale nga ana e partnerit, sepse je TI ajo që nuk ndihesh seksi. Dhe këtu nuk e kam fjalën që duhet të jesh patjetër me përmasat ideale 90-60-90. Seksi mund të ndihet kushdo, nëse do.
Dil nga rutina e përgjithshme që të ka kapluar dhe organizo një fundjavë ndryshe. Shko në Durrës p.sh, sigurohu që të rezervosh një tavolinë nën dritën e qirinjve e të shijosh një darkë me verë të mirë, buzë detit. Mundohu t’i kanalizosh bisedat te njohja juaj, sa entuziastë keni qenë dikur për njëri-tjetrin, çfarë ju pëlqente të bënit dhe çfarë do të donit të ishte ndryshe? Largojuni halleve të ditës dhe flisni vetëm për gjëra të bukura, për gjëra të “ndaluara” që ju ngrenë adrenalinën. E kur të shkoni në dhomë më pas, e mira do të ishte që nga tualeti të dilte një infermiere seksi, një mësuese me flokët mbledhur shkujdesur, ose do të mjaftonin edhe thjesht të brendshmet e kuqe. Gjithsesi do t’i mëshoja më tepër kostumeve, pasi ato nxisin fantazinë e meshkujve e më beso që s’ka mashkull që t’i thotë ‘jo’ asaj pamjeje. Dhe nëse gjithë kjo situatë të duket e pamundur, atëherë dil nga dhoma e gjumit, e provo të bësh seks kudo, përveçse në krevatin tuaj, që e ke mësuar përmendësh e madje di edhe ku s’duhet të bësh gjë, sepse kërcet e të dëgjon komshiu!/dritare.net

LEXO DHE :  Shëtitje në natyrë? Ja surprizat e motit!

“Fundjava Hot” po të pret. Ke një pyetje, apo problem me seksin, ose mungesën e tij. Kë dëshirë të flasim për seksin? Më shkruaj në Instagram @dritare_net ose në Facebook dritare.net.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.