Thyhet pema gjatë një festivali në ishullin portugez, 11 persona të vdekur
E Martë 15 Gusht 2017, 17:05
Dritare.net
Incidenti ndodhi në një festival fetar i quajtur “Festa da Senhora do Monte”, që sjell mijëra vizitorë çdo vit nga e gjithë bota. Një pemë e madhe u thye dhe ra mbi turmën e madhe të njerëzve që ndodheshin jashtë kishës në kodrat e fshatit Monte.
Policia dhe forcat e zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, sëbashku me forcat e shpëtimit të Kryqit të Kuq. Njerëzit që u goditën nga pema po prisnin në rrugë që të fillonte mesha në kishë.
Vendi ku ra pema ishte më i populluari me njerëz pasi aty shiteshin qirinj për t’i blerë njerëzit që shkonin në kishë.