Thirrja e fortë e Gentian Zenelajt për Metën: Mos e njollos veten me këtë turp

Artistët dhe shoqëria civile vijojë protestën e tyre para Presidencës kundër ligjit të votuar nga qeveria me 74 vota pro dhe që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.

Pjesëmarrës në këtë protestë ka qenë edhe aktori Gentian Zenelaj, i cili i ka bërë thirrje presidentit Meta të mos e dekretojë ligjin për Teatrin dhe të mos e njollosë veten me këtë turp.

Zenelaj i ka bërë thirrje Metës që të veprojë sikurse ministri i Diasporës Pandeli Majko, i cili doli kundër këtij ligji dhe bojktoi votën e tij.

LEXO DHE :  Formacionet/Nuk ka ndryshime, finalja u besohet heronjve

“Mos e dekreto këtë ligj zoti President. Do jesh i dyti burrë pas Pandeli Majkos që del nga rreshti nëse nuk e bën. Histroia nuk mban mend dele, por mban mend uqër. Mos e njollos veten me këtë turp”,- është shprehur Zenelaj. /d.m-dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.