The Sun: Doni të kaloni pushime të bukura me pak para? Shkoni në Dhërmi
Dritare.net
“The Sun” ka sugjeruar edhe bregdetin e Jonit, konkretisht në Dhërmi, atje ku sipas medias britanike çmimet janë të lira dhe pushimet bëhen të mrekullueshme.
Media britanike krahason Dhërmiun me Korfuzin, dhe mes të dyjave bën thirrje që turistët të shkojnë në Dhërmi për shkak edhe të çmimeve shumë herë më të lira.
“Nga Santorini në Venecia dhe Liqenin e Komos, mund të gjeni vende të bukura, por janë të mbushura me turistë dhe super të kushtueshme në pikun e sezonit. Pse të mos shikoni këto destinacione alternative që janë të ngjashme me këto bukuri, “-shkruan gazeta teksa sugjeron Shqipërinë.
“Një avantazh është fakti se Shqipëria është shumë më e lirë se sa fqinji shumë i dashur por i tejmbushur me turistë. Një kriko birre në Shqipëri kushton 58 penny, krahasuar me 1.8 paund në Korfuz, ndaj nuk do mend”. Shkruan media britanike.
Gjithashtu sipas kësaj gazete një natë në Dhërmi, me mëngjesi ne përfshirë, kushton vetëm 35 paund në shtator./ I.M-Dritare.net