The Guardian për turizmin në Peshtan

Gazeta prestigjioze “The Guardian” i kushton një shkrim të gjatë Shqipërisë dhe konkretisht lumit të Vjosës dhe dëmeve që mund tu shkaktohej kanioneve, natyrës dhe turizmit të vendit,  nëse mbi të do të ndërtoheshin hidrocentrale.

 

Gazetarët tregojnë me detaje një nga netët më të bukura, sipas tyre.

“Ne kaluam një natë në Peshtan një fshat i vogël pranë Vjosës. Gjatë ditës ecem në gjithe territorin, derisa arritem në një pikë vëzhgimi ku lumi takohet një nga degët e tij.

LEXO DHE :  5 bimë të egra që mund t’ju vrasin dhe 5 të tjera që mund t’ju shpëtojnë jetën

Pamja ishte e mrekullueshme, ndërsa një urë druri shtrihej mbi kanion.

Natën, ne u ulëm nën yje në kopshtin e një fshatari, pimë raki dhe dëgjuam një performancë të “pleqërishtes”, një polifoni e improvizuar nga barinjtë e zonës.

Dhe te mendosh se kjo mënyrë paqësore e jetës do të shkatërrohej nga një nga digat e planifikuara për tu ndërtuar aty.

“E paimagjinueshme”-shkruajnë gazetaret e “The Guardian” për atë natë në Peshtan, ku koha kishte ndaluar./ dritare.net

 



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.