Thaçi: UÇK në tokë dhe NATO në ajër, kapitulluan Millosheviçin
E Shtunë 23 Mars 2019, 15:03
Dritare.net
Ai tha se UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviçit.
Presidenti gjithashtu u shpreh se intervenimi i NATO-s që ndaloi spastrimin etnik, na obligon që me përkushtim të shtuar institucional dhe politik t’i ruajmë dhe t’i garantojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë./E.D-Dritare.net