Thaçi: Fundi i dialogut me Serbinë, duhet të sigurojë njohje reciproke
E Premte 17 Gusht 2018, 17:05
Dritare.net
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në Twittër, është shprehur sot se fundi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, duhet të sigurojë njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Ja çfarë shkruan ai: “Fundi i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe demarkacionin e 400 kilometrave në mes te dyja vendeve, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizata tjera. Mendimet e tjera rreth rezultateve të këtij dialogu, janë të pakuptimta apo interpretime false” V.D/Dritare.net/