Thaçi: Çfarë biseduam me ambasadorin amerikan Kosnett!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi thotë se sot kishte takim të rregullt javor me ambasadorin e SHBA-së, Philip S. Kosnett, ku siç deklaron, kanë biseduar për tema të ndryshme të interesit të përbashkët.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Thaçi ka theksuar se miqësia me SHBA-në është e përhershme dhe thelbësore për realizimin e qëllimeve tona strategjike për integrim në strukturat euroatlantike.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë vlera, parime dhe synime të përbashkëta. Në këtë rast, synimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë paqe e stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon, si parakusht për zhvillim e prosperitet të vendit tonë. Çelës për paqen është arritja e një marrëveshjeje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.”, ka thënë presidenti Thaçi, sipas njoftimit.

LEXO DHE :  Ernest Gjoka jep dorëheqjen: E mbylla me Kamzën!

Presidenti Thaçi dhe ambasadori Kosnett, sipas njoftimit, u pajtuan që vitale është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore.

“Partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jetësor për Kosovën. Kosova ka arritur kaq larg falë përkrahjes së gjithanshme të Shteteve të Bashkuara.”, ka theksuar presidenti Thaçi./E.D/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.