Thaçi bën pak dramë: Takimi me Vuçiqin ishte shumë i vështirë
E Diel 24 Qershor 2018, 22:10
Dritare.net
Në Bruksel ka përfunduar takimi i parë në kuadër të fazës finale të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi mes dy presidentëve dhe përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Pas takimit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur të vështirë takimin në Bruksel.
“Ka qenë një takim jo i lehtë, i vështirë, por me tone pozitive për të shikuar nga e ardhmja për interesin e të dyja vendeve. Jemi dakordësuar që procesi të marrë një dinamikë dhe të intensifikohet në javët e ardhshme. Gjithashtu, kemi arritur në përfundimin se arritja e marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të raporteve Kosovë-Serbi është në interesin e të dyja vendeve, paqes dhe stabilitetit në rajon”, deklaroi Thaçi./d.m-dritare.net
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/2005284639541885/