Jo vetem me Merkel. Rama takohet në Berlin dhe me mbështetësin e Bashës
E Martë 24 Prill 2018, 15:03
Dritare.net
Kryeministri Rama do të takohet në ditën e parë me kancelarin gjermane Angela Merkel.
Në ditën e dytë, Kryeministri Rama do të shkojë edhe në Bundestagun gjerman, institucioni që do të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave. Është planifikuar një seancë bashkëbisedimi mes Kryeministrit dhe Komisionit të Jashtëm në Bundestag.
Por, Komisioni i Jashtëm drejtohet nga Gunther Krichbaum i cil iështë bërë i njohur në vendin tonë pas përplasjes së Bashës dhe Ramës për emrin e tij.
Kryemnistri Rama ka thënë hapur se Krichbaum nuk është miku i tij, port ë mërkurën të dy bashkë do të jenë në një tavolinë për të folur për të ardhmen e Shqipërisë./ I.M-Dritare.net