ushtrisë turke.
Ndërkohë, qeveria turke ka vendosur censurë për pamjet filmike që transmetojnë momentin e shpërthimit.
Kryeministri Ahmet Davutoglu, i cituar nga gazeta Zaman, tha se autoritetet po kryejnë hetime.
Sipas zëdhënësit të AKP (Partia e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan) Omer Çelik, shpërthimi është një akt terrorist. Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka anuluar udhëtimin e tij në Bruksel, të planifikuar për të enjten.
Ora 22.00. Ka shkuar në 28 të vdekur dhe 61 të plagosur numri i viktimave të atentatit. Viktimat janë civilë që gjendeshin afër autokolonës me ushtarakë dhe njerëz me uniformë. Pistat ku dyshohet, janë ajo kurde e PKK dhe e ISIS./dritare.net