Tërmeti në Ekuador/ Rritet bilanci, 350 viktima e 3 mijë të plagosur
E Hënë 18 Prill 2016, 17:05
Dritare.net
Autoritetet thonë se kanë frikë që kjo shifër mund të rritet, pasi shumë viktima mendohet se janë zënë nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 28 kilometra në jug të qytetit bregdetar të Muisnes dhe ai u ndie deri në kryeqytetin Quito, rreth 150 kilometra larg nga ajo zonë.
Në qytetin më të madh të vendit, Guayaquil, rrënojat u shpërndanë rrugëve dhe disa ndërtesa u rrëzuan pjesërisht.
Presidenti Correa deklaroi emergjencë shtetërore, si dhe ndërpreu udhëtimin e planifikuar për në Vatikan.
Qeveria tha se ky tërmet është më i keqi që nga viti 1979, kur 600 njerëz patën mbetur të vrarë e mbi 20 mijë të tjerë të lënduar.