Terapia e kafshëve, ndihmon viktimat e bullizmit
Dritare.net
Gjithçka ka nisur falë nismës “Frida, Friende’s Onuls” eksperte në ndjekjen e këtyre terapive dhe bashkëpunimit me Shtëpinë Pediatrike të Spitalit Fatebenfratelli në Milano.
Shpesh herë në shtetet fqinje shohim që në dhomat e spitalit për të rritur dhe fëmijë shohim të pranishëm miqtë tanë me katër këmbë.
Kjo sepse kafshët me butësinë e tyre dinë të na bëjnë të harrojmë sëmundjet e lehta si dhimbja e kokës, por pse jo edhe betejat e forta me sëmundjet e rënda.
Për të kuptuar në mënyrë të përmbledhur, Vanity Fair ka biseduar me Mario Colombo, president i “Frida Friend's Onlus”. «Projekti “jetë dhe bullist”, në veçanti, i drejtohet të gjithë viktimave si dhe bullistëve. Në të dy rastet personeli i profesionistëve të përbërë nga psikologë, edukator dhe shoqërues shfrytëzon prirjen e një personi ndaj një kafshe, zakonisht një qeni, për të hapur një "portë emocionale" që mundëson të punojë mbi pacientin».
Sipas rastit specifik, zgjidhet qeni më i përshtatshme për terapinë. «Për shembull, një qen vizualisht i këndshëm për viktimën (labrador, qenush të vegjël) dhe një qen më i fortë për një bullues (pit bull, amstaff) .” Ata që kanë përjetuar momente bullizmi, janë njerëz që e kanë të vështirë të flasin, ata shpesh herë mendojnë se do të përqeshen dhe nuk do të besohen. “Janë njerëz që kanë pësuar më parë dhunë fizike dhe psikologjike”. Pra janë të mbyllur pa dëshirë komunikimi. Si fillim punohet për rikuperimin e vetëvlerësimit, zakonisht për të fituar sigurinë e brendshme, këtyre njerëzve ju jepen punë në botën e kafshëve.
Për bullistët situata është ndryshe. “Ata kanë nevojë për të mësuar se si të kontrollojnë ndjenjat e tyre, siç jan nervozizmi dhe zemërimi. Duhet të mësojnë të kujdesen për një qenie të gjallë që shpesh ka nevojë për dikë ( psh, një qen). Ata duhet të mësohen të kenë edhe një imazh tjetër për veten, pra më pak të ashpër” Në Itali janë përfshirë shumë kafshë shtëpiake në këtë projekt: qenë, mace, zogj, lepuj dhe kuaj. “Kafshët të çojnë në një relaks dhe në një qetësi më të madhe Kafshët i ndihmojmë të largojnë vëmendjen nga hallet e vogla, ose nga ambienti negativ që i rrethon. Ndërsa për të shtruarit në spital në varësi të sëmundjes, kafshët lehtësojnë rikuperimin, provokojnë momente qetësie.”
Dhe ajo që është më e rëndësishmja, është se rezultatet nuk mungojnë. “Terapitë tona kanë funksionuar si në rastet e të sëmurëve në repartet e sëmundjeve patologjike si dhe në ato të sëmundjeve skizofrenike. Po ashtu “Terapia e kafshëve”, ka rezultuar e suksesshme edhe në rastet e problemeve më anoreksinë si dhe me shqetësimet në sjellje. Kështu sipas këtyre rezultateve, është mirë që kjo terapi të praktikohet si një mundësi në të gjitha vendet e kurimit. Më pas të kesh një kafshë në shtëpi dhe mbi të gjithë një qen, është perfekte dhe të gjithë ata që e kanë një kafshë e dinë se për çfarë po flas”. V.D/Dritare.net/