“Tepsia mori fund”/ Rama: Punë në administratë për studentët ekselentë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar këtë të premte se, të gjithë studentët ekselente do të punësohen në administratë. Ai tha se, ka iku koha kur punësimet bëheshin përmes tepsisë së vjetër.

 “Protesta e studentëve ka një potencial shumë të madh për të bërë së bashku një transformim rrënjësor. Ne na dha një shtysë për të bërë të mundur edhe këtë program. Ky program nuk mund të bëhet pa ju, për një arsye shumë të thjesht. Protesta dhe e gjithë kjo shfaqje shembullore, të shqetësimeve të reja për të hapur dyert e administratës na dhanë mundësinë edhe me partnerët ndërkombëtar, e kemi të domosdoshme  ta kapërcejmë ligjin. Me një VKM të gjithë më të mirët të jenë pjesë në administratë. Si do  qoftë kjo krijon një boshllëk, një pjesë dekurajohet dhe një pjesë tjetër thonë: Do të largohemi. Me këtë program ne e kapërcejmë ligjin. Falë kësaj proteste ne kapërcejmë të gjithë inercinë e tepsisë së hershme. Prioritet kanë ata që e janë më të mirët. Ky garantohet në mënyrë mekanike, s’ka nevojë për konkurs.”,- tha Rama./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Klevis Balliu: Ka ardhur koha të futemi në Parlament dhe t’i nxjerrim zvarrë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.