Tentuan të kalonin 15 emigrantë në kufirin malazez, arrestohen 4 tiranas

Mëngjesin e sotëm, Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 tiranas, pasi po tentonin të kalonin 15 emigrantë në kufirin malazez, në mënyrë të paligjshme.

Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga R. SH. nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.

LEXO DHE :  Ja pse nuk duhet t’ia jepni kurrë partnerit, fjalëkalimin e celularit!

Janë arrestuar nga policia shtetasit, Bashkim Alijaj , 35 vjeç, banues në Tiranë, Halil Hafuzi , 43 vjeç, banues në Shkoze, Tiranë, Gentjan Boçku , 43 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, Adem Çela, 32 vjeç, banues në Bathore, Tiranë

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme./K.C/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.