Tentoi të vriste veten dy herë, Elvis Naçi i premton shtëpi nënës së varfër
Dritare.net
Mes lotësh ajo u shpreh se ka tentuar të vrasë veten dy herë, por kanë qenë fëmijët ata që e kanë penguar të mos shkojë drejt asaj rruge.
Elvis Naçi, bashkë me Sidrit Bejlerin dhe stafin e emisionit, të prekur nga historia e zonjës së varfër, e kanë parë nga afër gjendjen e tyre.
Ai përveçse i ka ofruar ndihmë emergjente dhe i ka premtuar ndërtimin e një shtëpie të re.
“Vizituam familjen e Entela Buzit në Kallm të Fierit ku mësuam mes lotëve hallet e kësaj familje, ajo kishte një toke ku do t’i ndërtojmë një shtëpi dhe do të shikojmë hallet shëndetësore që ata kane! I Madhi Zot na shpërbleftë të gjithëve”, shkruan Elvis Naçi në Facebook./E.B-dritare.net
https://www.facebook.com/ElvisNaci/photos/a.728462173904467/2019166228167382/?type=3&theater