Tensionet me studentët/ Basha: Rama po propozon policinë e mendimit

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka folur sot për dhunën ndaj studentëve, nga policia. Basha i ka bërë thirrje policisë që të largohet nga fakulteti, pasi nuk është e ligjshme. Sipas Bashës, policia po shkel ligjin dhe ka dhunuar studentët.

“Dua të dënoj këtë dhunë dhe të bëj një mesazh të qartë të gjithë policëve nga më i thjeshti tek Edi Rama. Polica nuk ka të drejtë të hyjë në universitet, përveç se në raste emergjente. Është një shkelje flagrantë e lirisë për të protestuar, por në shkelje të ligjit Edi Rama po përdor dhunë policore të kombinuar me policinë e Safet Gjicit. Sot shteti është shteti privat i Ramës. Dua të dënoj këtë dhunë dhe të bëj një mesazh të qartë të gjithë policëve nga më i thjeshti tek Edi RamaSot po përpiqet të bëjë të njëjtën gjë me fakultetin Ekonomik ashtu si dhe mbreme tek Juridiku. Kjo është shkelje flagrante e ligjit, që ndalon futjen e forcave të policisë në ambientet e shkollës vetëm në raste të caktuara Në shkelje të ligjit, Rama po përdor dhunë policore ndaj studentëve. Sot është shteti privat i Edi Ramës. Dua të dënoj këtë dhunë duke paralajmëruar nisur nga polici më i thjeshtë deri tek Rama, si pushtim i vendit. Rama po propozon policinë e mendimit, s’ka shprehje tjetër që i shkon për shtat. Është veprimi tipik i një autokrati që ka humbur çdo sens të arsyes. Është një njeri në panik që pasi e ka të qartë që kapja totale e vendit për interesat personale ka dështuar. Ne do kundërshtojmë me të gjitha format.,- tha Basha./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Betohen tre deputetët e rinj, në Kuvend

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.