Tensione në Katalonja, qytetarët pushtojnë qendrat e votimit para referendumit
Dritare.net
Mbështetësit e referendumit, kanë qëndruar në qendrat e votimit, për t’u siguruar se ato do të qëndrojnë të hapura ditën e dielë dhe nuk do të pengohen nga policia spanjolle.
Mijëra policë janë dërguar nga e gjithë Spanja në Katalonjë, si një masë për parandalimin e referendumit. Spanja është deklaruar zyrtarisht kundër votimit, duke e quajtur atë antikushtetues dhe të paligjshëm.
Ndërsa, presidenti katalonas, Carles Puigdemont, tha para turmave të qytetarëve, se besonte se Katalonia ishte duke marrë hapat e parë si një komb sovran.
Katalonia, një rajon i pasur prej 7.5 milionë banorësh në Spanjën veri-lindore ka gjuhën dhe kulturën e vet, dhe ka një shkallë të lartë autonomie, por nuk njihet si një komb i veçantë nën kushtetutën spanjolle./L.P./Dritare.net