Tenistja famshme Serena Williams bëhet nënë, sjell në jetë një vajzë
E Shtunë 2 Shtator 2017, 10:10
Dritare.net
Sipas informacioneve të para, 35 vjeçarja ka lindur një vajzë 3 kile në spitalin St. Mary’s Medical Center në Florida, ku kishte rezervuar një kat të tërë.
Shumë personazhë të botës së sportit, por edhe artit si Beyonce dhe Rafael Nadal i janë drejtuar rrjeteve sociale duke uruar çiftin megjithatë, ata vetë ende nuk e kanë konfirmuar lajmin e gëzueshëm./d.r-dritare.net