Temperaturat me minus, ja rrugët ku duhet të bëni kujdes!

Temperaturat jane ulur ndjeshem keto dite dhe pritet perkeqesim i tyre sipas meteorologeve. Per kete arsye, ministri Transportit Sokol Dervishaj ka urdhëruar ARRSH, dhe drejtoritë rajonale të jenë në gadishmëri maksimale gjatë këtyre ditëve.

Ja rrugët ku duhet të keni kujdes:

Në Rajonin Verior Shkodër:

Për shkak të temperaturave të ulëta, ka prani të ngricave në akset e Kukësit, Dibrës dhe Shkodrës. Nga kontraktorët është bërë hedhja e kripës që në orët e para të mëngjesit. Situata e qarkullimit është normale. Kontraktorët janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Në Rajonin Qëndror Tiranë:

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij Rajoni. Kontraktorët kanë bërë hedhjen e kripës në segmentet ku ka prani të ngricave.

LEXO DHE :  Foto/ E tallnin në shkollë, shpenzon 40 mijë euro për tu bërë me e bukur

Në Rajonin Jugor 

Gjirokastër qe mbulon edhe Qarkun e Korçës, ka patur temperatura të ulëta gjatë natës, dhe për pasojë ka prani të ngricave në akset rrugore. Kontraktorët kanë hedhur kripë në orët e para të mëngjesit dhe po mbajnë në monitorim situatën. Edhe në akset e tjera nuk ka probleme për qarkullimin.

Përveç detyrave të situatës dimërore, kontraktorët janë duke punuar edhe për realizimin e zërave të tjerë të punimeve, si pastrimin e akseve, mbushjen e bankinave, zëvendësimin e sinjalistikës së dëmtuar, prerjen e bimësisë, pastrimin e kanaleve anësore, etj. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në akset ku ka prani të ngricave, dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.