Teliti: Hapat që do të ndiqen për kontrollin e koncesioneve
Dritare.net
Kikia: Ta zëmë se ligji u aprovua. Si do të veprohet me koncesionin e Check –up-t, me koncesionin e Rrugës së Kombit?
Teliti: E dini që ju kemi bërë kërkesa zyrtare dhe kontratat nuk jepen. Kemi dyshime tona të forta, të cilat na çojnë të besojmë se këtu ka praktika korruptive dhe ne duam që kush ka abuzuar me fondet shtetërore, kush ka marrë një koncesione në kurriz të parave tona, atëherë duhet t'i kthejë paratë mbrapsht. Sekuestrimin e bën Prokuroria Speciale. Ne kemi propozuar edhe skemën si do të funksionojë, është me tre hapa. Drejtoria Antikorrupsion bën hetimin paraprak. Nëse ka dyshime të arsyeshme, dosjen ia çon Prokurorisë Antikorrupsion, SPAK-ut. SPAKU është prokurori. Nuk do të sekuestrojë as qeveria, as mazhoranca. Ne e hodhëm ligjin në tryezë./Oranews/
https://youtu.be/yLr1Irkbq-A
Hila: Si ka mundësi që një opozitë zyrtare nuk merr dot kontratat e koncesioneve? Duhet të ngrini komision parlamentar.
Teliti: E dini sa është raporti i kthimit të përgjigjeve, një me pesë./Oranews/