Televizioni i Koresë së Veriut nuk e transmeton takimin Trump-kim

Takimi mes liderit koreanoverior dhe Presidentit të SHBA-së Donad Trump ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore të cilat e kanë transmetuar live, hap pas hapi këtë samit.

Por, ndryshe nga mediat botërore një gjë e tillë nuk ka ndodhur në Kore të Veriut.

Televizioni Shtetëror atje ka nisur transmetimi normal në orën 06:00 që është ora 15:00 me orën lokale dhe ende nuk ka dhënë asnjë pamje nga samiti i liderit të tyre dhe Donald Trump.

Në orën 06:10 minuta televizioni koreanoverior publikoi një kronikë të shkurtër pa foto e video, por vetëm pamje të Singaorit dhe dëgjohej zëri i një femre që fliste shkurt për samitin, shkruan Dritare.net.

LEXO DHE :  Majko kundër Ramës/ Të bëje mirë llogaritë për ndërtimin e kampeve për refugjatët në Shqipëri

Nga ana tjetër Agjencia zyrtare e lajmeve të Kinës “Xinhua” ka bërë komentin e saj mbi këtë takim.

 

“Rruga drejt një gadishulli a armë bërthamore dhe realizimi i paqes dhe prosperitetit rajonal është i detyruar të kërkohet me kokëfortësi, dhe kjo gjë kërkon durim dhe mençuri. Hapi i parë është gjithnjë më i vështirë për t’u marrë”-shkruan kjo agjenci./ I.M-Dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.