Renzi: Ue, ciao bello. Io s’to bene, e tu?
Rama: Unë mirë jam mor burrë po hallin tat kam?
Renzi: Pse?
Rama: Po si dhe dorëheqjen o burrë? Ça është ky mut zakoni që keni ju evropianët që për vështirësinë më të vogël, ja mbathni? Burri ja mbath po krisi pushka, por jo pse nuk e votuan. Ka justifikime për këtë punë?
Renzi: Si përshembull?
Rama: Po ça të dush o burrë. Të thojë që nuk kanë votuar shumica e italianëve. Apo ti kishe kërkuar tokat Maltës, ose ti kishe shpallur luftë Sllovenise për Fiumen. Gjendet sebepi.
Renzi: Kjo më duket e çuditshme!
Rama: E mirë o mirë. Po ça do bësh tani or burrë, or burrë? Si do e shtysh?
Renzi: Edi, të them të drejtën do të marr pak kohë se isha shkëputur fare nga gruaja dhe fëmijët. Do rri pak me ata.
Rama: Po ça kalamajsh e gru o burrë, ata aty i ke edhe pas 5 vjetësh. Lere që vetëm për të çarë kokën janë, kalamajt me të qara dhe gratë me kërkesa.
Renzi: Miku im, për ne familja është e shenjtë. Ajo…
Rama: E di o burrë e di. Po nigjo këtu. Si ishte puna që nuk fitove?
Renzi: Nuk e di. Unë shtova 600 mijë vende punë, rrita ekonominë dhe ula borxhet, por mesa duket italianëve nuk ju duk e mjaftueshme.
Rama: Po edhe ti, ti jepshe një çikë më shumë gojës or burrë. Të nxirrje ata të bankës botërore të flisnin, pastaj ministri i financave le ti rriste rrogat me dyfish. Fundja borxh do ti merrnje dhe borxhin le ta paguanin të tjerët pastaj. Ça e gjeti Titon?
Renzi: Kush është Titoja?
Rama: Lere fare. Po me hashashin si nuk punove fare mo burrë? Gjithë ato gomone që të nisa dhe të gjitha i kapje, nisje policinë. Po pse nuk bisedove me ata çunat e Pulies? Po të mos kishe specialistë, të nisja unë ca nga Kurveleshi.
Renzi: Edi, besoj se policia jonë ka bërë punë të mirë, por gjithsesi nëse ju keni ndonjë trupë speciale të quajtur “Kurveleshi” që të kapi edhe sasitë që na shpëtojnë, do ti them pasardhësoit.
Rama: Mateo, lere fare. Tani e kuptoj pse paske humbur. Hajde vëlla kalofsh mirë. Po ke kohë, duku ca ditë këndej nga Surreli./dritare.net