Pas një telefonate anonime, policia ka zbarkuar në Lazarat. Mësohet se, një natë më parë, ka pasur një telefonatë anonime në polici, në lidhje me Lazaratin, por nuk dihet mesazhi i saj. Pas telefonatës, policia është drejtuar menjëherë drejt Lazaratit dhe ka ushtruar kontrolle në varrezat e fshatit. Pasi nuk ka gjetur gjë, policia është larguar. Ende nuk ka dalë një njoftim zyrtar nga radhët e policisë, por presim për zbardhjen e plotë të ngjarjes./K.C/dritare.net