Teatri/ A po i rikthehet Basha mosbindjes civile? Do të përballemi në rrugë e sheshe
Dritare.net
“Ai duhet të ndalet. I bëjmë thirrje presidentit të mos ligjërojë vjedhjen e kryehajdutit. I bëjmë thirrje qytetarëve dhe atyre që kanë protestuar se forca e vetme që ka Rama është indiferentizmi ynë. U bëj thirrje ambasadoreve të flasin dhe mos heshtin. Ja ku keni një veprim që dhunon sundimin e ligjit. Ja ku keni një akt që bie ndesh me detyrimet e integrimit. Ja ku keni një tufë me peshq te mëdhenj. Nëse nuk flisni sot nuk do ju besojë njeri nesër.”-tha Basha
“Beteja vazhdon deri sa të ndalim dhe të mundim këtë taleban të kullures dhe narkoman që në fakt është e njëjta gjë. Do përballemi në rrugë e sheshe, do ti bashkohemi çdo akti nga artistët”-shtoi Basha.
Gjithsesi, Basha bën mirë kur thotë që do t’i bashkohet artistëve, sepse kur thotë “do të përballemi në rrugë e në sheshe” -pashmangshmërisht të gjithëve u shkon mendja tek mosbindja civile, e nisur dhe pezulluar për arsye ende të panjohura./ I.M-Dritare.net