Masakra te Zogu i Parë, Krimet e Rënda: Burgim i përjetshëm për italianin
Dritare.net
Tre personat akuzohen për vrasjen e Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku pas përplasjes me armë te Zogu i Parë. Ngjarja në fjalë është një nga më të bujshmet e ndodhura në kryeqytet dhe është vijim i një konflikti të nisur në dhjetor të 2014-ës, ku Mentor Lufi është plagosur me armë zjarri te stadiumi “Dinamo” dhe ai ka dyshuar se sulmi është organizuar nga vëllezërit Durim dhe Besnik Sulku, pasi mes tyre kishte nisur një konflikt në Holandë.
Më pas, në prill të 2015-ës dy vëllezërit Doçi i kanë bërë atentat Durim Sulkut në Ridderkerk të Holandës. Nga veprimet e policisë holandeze tregohet se Durim Sulku gjendej në një makinë Smart kur është qëlluar disa herë nga Markeljan Doçi, i cili shoqërohej nga vëllai Klevi Doçi.
Ndërkohë për masakrën e bulevardit “Zogu i Parë”, thuhet nga organet ligjzbatuese se Mentor Lufi dhe dy nipat Markeljan e Klevi Doçi si dhe Gerti Goxhaj kanë qenë në një lokal të në Tiranë, kur u bë atentati ndaj tyre./K.C/dritare.net
[caption id="attachment_520750" align="alignnone" width="2048"] Italiani Salvatore Letizia[/caption]