Të shtënat në Dhërmi, dëshmitari: Ishte kaos, pamë njerëzit e lyer me gjak

Mbrëmjen e djeshme, në Dhërmi janë dëgjuar të shtëna armës, brenda lokalit “Havana”. Megjithëse nga raportimet e fundit të policisë nuk kishte të plagosur, dëshmitarët, pjesëmarrës në vendngjarje kanë pohuar tmerrin që ka parë me sy.

Sipas tij, njerëzi vraponin të përlyer me gjak, duke u përpjekur të dilnin nga lokali.

 “Isha i pranishëm tek ngjarja në Dhërmi. Ishte super kaos dhe pamë njerëz duke vrapuar, të lyer në gjak nga përpjekjet për të dalë nga Havana. Pamë dhe më vonë personin që qëlloi me armë, duke u përpjekur të fshihej. Unë po kaloja aty dhe në një moment u dëgjua një krismë, njerëz që bërtisnin dhe që po shpërndaheshin. Pas asaj vazhduan diku tek 6 krisma të tjera. Pamë një çift francez që kishin prerë këmbët me xhama, njerëz duke vrapuar. Më vonë u grumbulluan afër një vile. Vajtëm për të parë se çfarë po ndodhte. Pamë personin me armë në dorë që po përpiqej të fshihej. Kemi qenë rreth 20 çuna dhe u shpërndamë.”-është shprehur dëshmitari.

 

Dëshmitari gjithashtu shprehet se nuk i di shkaqet e këtij konflikti, po sipas tij në zonë flitet se bëhet fjalë për konflikte të vjetra.

LEXO DHE :  Ozil largohet nga kombëtarja

  “Besohet se kanë qenë konflikte të vjetra… Personi që qëlloi ka qenë laçjan me sa dëgjova… Më vonë unë u ngjita te tarraca e hotelit dhe ndoqa veprimet që aty lart. Pamë që policia shoqëroi disa personaAmbulanca erdhi sepse njoftova një mjeke që e njoh në Drimadhe, por nuk e lejova të shkonte në vendngjarje pa mbërritur policia, sepse zona nuk ishte e sigurt. Mendohet që ka edhe të vdekur. Numri i të plagosurve nga përpjekjet për të dalë mund të jetë i lartë. Ai ka qenë një sherr masiv që ka kaluar në një nivel tjetër, sepse pash disa çuna që ishin nxirë nga fytyra Ishte gjë e gabuar për turizmin, sepse klientët e hotelit e konsideruan si një akt terrorist.”/K.C/Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.