Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, shoqërohen 7 persona
Dritare.net
Policia bën me dije, se për këtë ngjarje janë shoqëruar 7 persona dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja armësh.
"Më datë 26.09.2017, rreth orës 22:25, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl”. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se: Në rrugën “Bardhyl”, ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe deri tani nuk ka persona të lënduar. Janë shoqëruar 7 persona në ambientet e policisë për verifikim dhe sqarime të mëtejshme. Po vazhdon kontrolli i territorit dhe po punohet nga ana e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.",- njofton policia./ I.M-Dritare.net