Të shtëna me armë në Elbasan, një i plagosur
E Martë 26 Shtator 2017, 23:11
Dritare.net
Ngjarja ka ndodhur pranë Teatrit 'Skampa', pas një konflikti midis disa personave për motive ende të panjohura.
Mësohet se një person ka qëlluar me pistoletë, duke plagosur në këmbë një djalë të ri. I plagosuri është paraqitur vetë në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se autori i ngjarjes është identifikuar dhe është vënë në ndjekje nga policia./ I.M-Dritare.net