Të shtëna armësh në Vlorë, një i plagosur

Pasditen e sotme rreth orës 17:00, në qytetin e Vlorës, janë dëgjuar të shtëna armësh.

Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen “29 nëntori”.  Policia bën me dije se, nga të shtënat është plagosur në këmbë, 51-vjeçari, Arif Gerbi.

51-vjeçari është dërguar në spital, dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vazhdon me hetimet për zbardhjen  e ngjarjes dhe identifikimin e autorit./K.Ç/dritare.net

Komentoni