Të rinjtë e dehur shkatërrojnë komisariatin e Pogradecit

Dy të rinj në Pogradec janë dehur dhe kanë “trazuar” gjithë qytetin pasditen e djeshme.

S.C dhe B.S përkatësisht 33 dhe 27 vjeç janë konfliktuar me disa të rinj të tjerë në lagjen 5 të qytetit, duke u përleshur me karrige e sende të forta. Banorët aty afër kanë lajmëruar policinë dhe me të ardhur kjo e fundit shkaktarët e dehur të sherrit janë arrestuar.

Mirëpo aventura e tyre nuk mbaroi këtu pasi gjatë gjithë kohës ata kanë kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë. Me të mbërritur në rajon, kur pija nuk u kishte dalë ende, të rinjtë kanë dëmtuar pajisjet e zyrës ku po merreshin në pyetje.

LEXO DHE :  Emily Ratajkowski i nxjerr të gjitha

Tani ata do të gjykohen për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, kryer në bashkëpunim, ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’ parashikuar nga nenet 236/2, 150 dhe 274 të Kodit Penal”./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.