Te premten me 19 tetor, Jon Kadesha koncert në Shqipëri

Stina Kocertore e Orkestrës Simfonike të Rtsh-së , si një traditë shumëvjeçare e kultivimit të vlerave të muzikës klasike, hap siparin në këtë sezon të ri të vitit 2018-2019.  Një mbrëmje unike nën tingujt e violinës, me prezencën e talentit me famë ndërkombëtare  Jonian Kadesha dhe të ftuarës speciale violonçelistja e njohur britanike, Vashti Hunter.

I konsideruar si një ndër  muzikantët më të talentuar dhe të gjithanshëm të brezit të tij, i lavdëruar për individualitetin, intensitetin dhe qasjen e tij të re artistike, fitues i shumë konkurseve ndërkombëtare  të Muzikës së Dhomës dhe Solo,  Jonian Kadesha premton së bashku me trupën e Orkestrës së Rtsh-së një mbrëmje emocionesh unike.

Nën drejtimin e Dirigjent-mjeshtër, Jonathan Bloxham dhe Drejtorit Artistik Aristidh Prosi ky koncert i magjishëm do të shoqërohet me një program të larmishëm artistik me autorë më në zë si: Franz List, Henryk Wieniawsky, Pyotr Ilyich Tchaikovsky,  Thoma Gaqi, Johann Sebastian Bach, Iannis Xenakis, Maurice Ravel, Georges Enescu.

LEXO DHE :  Sandër Lleshi i prerë me porositë e tij për policinë në Shkodër

Për herë të parë në Shqipëri në këtë mbrëmje të Stinës Koncertore do të jetë edhe violonçelistja e njohur britanike, Vashti Hunter, e nderuar me çmimin ‘Prague Spring’ në Konkursin Ndërkombëtar të  Violonçelës. Fituese e titullit  “Laureate”  dhe shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare.

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar fton të gjithë qytetarët dhe artdashësit shqiptarë për të ndjekur nga afër këtë koncert, i cili do të zhvillohet më datë 19 tetor, në Sallën e Qendrës Kulturore tek Katedralja Ortodokse në  Tiranë,

Të gjithë të interesuarit, biletat mund t’i gjejnë pranë RTSH dhe Katedrales Ortodokse Tiranë pasi për herë të parë biletat e kësaj premiere do të jenë me pagesë./ Dritare.net 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.